Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 62 të tjerë u plagosën pasi dronët ukrainas goditën dy qendra logjistike të kompanisë më të madhe të shitjeve online në Rusi. Autoritetet ruse pohuan se shtatë prej viktimave gjendeshin ne një magazinë në rajonin e Tambovit dhe një tjetër në Elektrostal, pranë Moskës.