Shteti amerikan i Minesota-s u trondit këtë të shtunë nga një sulm me armë zjarri ndaj përfaqësuesve të shtetit, që dyshohet për motive politike. Nga të shtënat humbën jetën përfaqësuesja e shtetit, ligjvënësja demokrate, Melissa Hortman, dhe bashkëshorti i saj, Mark, si dhe u plagos rëndë një tjetër çift politikanësh. Të plagosur nga breshëria e plumbave mbetën Senatori i Shtetit, John Hoffman, dhe gruaja e tij. Guvernatori i Minnesotës, Tim Ëalz, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Hortman dhe bashkëshorti i saj u qëlluan për vdekje.