Brenda pak ditësh Paris është tronditur sërish nga një sulm tjetër. Mëngjesin e kësaj të mërkure një person sulmoi me thikë në një stacion treni 6 të tjerë, duke iu shkaktuar atyre lëndime të rënda. Në një deklaratë nga vendngjarja ministri i brendshëm GÉRALD DARMANIN tha se sulmuesi u neutralizua menjëherë më pas nga policia.