Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja. Viktima 66- vjeçar ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”.