Top Channel/ Tronditet Kievi, sulm i armatosur në supermarket, 5 të vrarë e disa të plagosur
18/04/2026 20:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një supermarket në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Një person i armatosur ka hapur zjarr në rrugë, dhe më pas ka hyrë brenda marketit, duke marrë peng një numër të madh qytetarësh. Ai ka qëlluar me armë fillimisht në rrugë, dhe më pas brenda biznesit, duke vrarë pesë persona dhe plagosur disa të tjerë, ndërsa u qëllua për vdekje nga policia. Sipas autoriteteve, dy persona janë gjetur të pajetë në një lagje të kryeqytetit, ndërsa pesë të plagosur janë transportuar në spitalet e Kievit. Mes tyre ndodhet edhe një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, si dhe disa të rritur që po marrin ndihmë në vendngjarje. Një roje sigurie i supermarketit raportohet gjithashtu i plagosur. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportuan për momente paniku, ndërsa askush nuk ishte lejuar të largohet nga ambientet e biznesit. Forca të shumta policie dhe njësi speciale rrethuan zonën, në një operacion të gjerë për neutralizimin e autorit, i cili u qëllua për vdekje, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Në një reagim për ngjarjen, presidenti Volodymyr Zelensky tha se në spital ndodhen 10 persona. “Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë. Hetuesit e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë”, tha Zelensky. Ngjarja vjen në një kohë kur autoritetet janë ende në alarm pas një incidenti të ngjashëm në Odessa, ku një person i armatosur hapi zjarr ndaj kalimtarëve, pa shkaktuar viktima.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58