Top Channel/ Tronditëse! Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes tragjikisht futbollisti 28-vjeçar
16/04/2025 22:27

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin e 11-të në Kinë. Ngjarja ka ndodhur ndërsa lojtari ishte pjesë e klubit kinez Zhejiang, me të cilin kishte firmosur në fillim të këtij viti. Lajmi i vdekjes u konfirmua nga ish-klubi i tij në SHBA, FC Cincinnati, të cilët publikuan një deklaratë ngushëllimi duke e quajtur Boupendzën “një anëtar të dashur të familjes”. “Zemrat tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij. U prefsh në paqe, Aaron”, thuhet në deklaratën e klubit amerikan. Boupendza, i cili nisi karrierën me CF Mounana në Gabon përpara se të transferohej te Bordeaux në Francë, ishte një futbollist me përvojë ndërkombëtare. Ai luajti në liga të ndryshme për klube si Hatayspor (Turqi), Al-Arabi (Katar), Al-Shabab (Arabia Saudite), FC Cincinnati (SHBA), dhe CFR Cluj (Rumani), përpara se të transferohej në Kinë. Në total, ai shënoi 96 gola në 218 paraqitje në karrierë dhe përfaqësoi kombëtaren e Gabonit në 35 ndeshje, duke realizuar 8 gola, përfshirë pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës. Por jeta e tij jashtë fushës nuk ishte pa polemika. Vitin e kaluar, ai u përball me një hetim në Gabon për përfshirje në një video seksuale të publikuar pa lejen e tij, e cila mund t’i kishte sjellë deri në 5 vite burg. Boupendza pretendoi se ishte viktimë e një komploti pasi telefoni i tij u vodh në nëntor 2023. Karriera e Boupendzës u ndikua ndjeshëm nga probleme personale. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai theu nofullën gjatë një sherri jashtë një lokali në Cincinnati, ku u raportua se ishte goditur nga një boksier profesionist. Kjo e mbajti jashtë fushave për gati dy muaj. Pas kësaj, ai humbi disa javë stërvitje dhe FC Cincinnati ndërpreu kontratën me të në gusht të vitit të kaluar, duke e larguar në mënyrë të papritur nga klubi.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58