Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e 2 majit në Itali, ku një grua u godit me thikë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre. Autor i dyshuar i sulmit është një 53-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili humbi jetën pak minuta më vonë në një aksident të rëndë rrugor, teksa përpiqej të largohej nga vendngjarja. Sipas raportimeve të para, ishin dy fëmijët e vegjël të çiftit, të moshës 6 dhe 8 vjeç, që dhanë alarmin. Pas sulmit ndaj nënës së tyre, ata dolën me vrap në rrugët e lagjes dhe kërkuan ndihmë, duke thirrur: “Ndihmë, mami është e sëmurë.”