Top Channel/ Tronditëse! Gjenden të vdekur në apartamentin e tyre çifti shqiptar në SHBA
29/11/2024 20:32

Një ngjarje tronditëse ndodhur në Hallandale Beach të Floridas, pasi një burrë dhe një grua, të dy shqiptarë nga Kosova, u gjetën të vdekur në një apartament luksoz në katin e 45-të. Policia mori njoftimin rreth mesnatës të së mërkurën, pas aktivizimit të teknologjisë ShotSpotter dhe telefonatave të shumta në 911, ku raportohej për të shtëna në një prej ndërtesave të kompleksit luksoz “The Beach Club”. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, ata gjetën një burrë dhe një grua pa shenja jete, me plagë të shumta nga arma e zjarrit. Viktimat janë Pajtim Krasniqi, 34 vjeç dhe partnerja e tij, Sabrina Krasniqi 27 vjeçe. Hetuesit thanë se Sabrina e qëlloi burrin e saj disa herë përpara se t’i jepte fund edhe vetes. “Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkroi motra e viktimës në një postim prekës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku raportohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme. Pas të shtënave, policia dhe hetuesit lokalizuan viktimat në ballkonin e apartamentit, një burrë i shtrirë me fytyrë poshtë dhe një grua në shpinë. Pamjet nga hetimi treguan pellgje gjaku dhe vrima plumbash në derën rrëshqitëse të ballkonit. Ndërtesa luksoze, e njohur për masat e saj të rrepta të sigurisë, është tronditur nga kjo tragjedi që duket të jetë një incident i izoluar.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57