Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sinjalizoi një përshkallëzim të luftës kundër Iranit, duke paralajmëruar se vendi do të goditet “shumë rëndë” gjatë ditës së sotme. Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se po shqyrtohet seriozisht goditja e zonave dhe grupeve që deri tani nuk ishin konsideruar objektiva. Sipas tij, këto masa vijnë pas asaj që ai e cilësoi si “sjellje të keqe të Iranit”, duke paralajmëruar “shkatërrim të plotë” për objektivat që mund të përfshihen në operacionet ushtarake.