Rusia lëshoi në hapësirë një raketë HIPERsonike. Pamjet u transmetuan nga ministria e mbrojtjes e federatës ruse e cila në deklaratë bën me dije se raketa zirkon u lëshua nga luftanija në detin e bardhë në bregdeti veriperëndimor të Rusisë. Raketa kruize është shtesa më e fundit në arsenalin e fuqishëm ushtarak të vendit të përshkruar nga Vladimir Putin si i pathyeshëm. Vitet e fundit Moska ka investuar së tepërmi në teknologjinë e armatimeve duke dashur të jetë pararojë në një kohë tensionesh të larta me shba. Raketat hipersonike mund të udhëtojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe të bëjnë manovra në ajër gjë që i bën të vështirë për tu interceptuar dhe qëlluar me armë konvencionale. Raketa e fundit që u testua goditi një objektiv në ujërat e arktikut rus. Rrezja e saj është një mijë kilometra Pamjet: AFP