Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi zgjerimin e pushtimit në Libanin jugor, ndërsa forcat e tij synojnë grupin e shpallur terrorist, Hezbollah, që mbështetet nga Irani. Sipas mediave të huaja, kryeministri izraelit i ka kërkuar ushtrisë së tij të zgjerojë më tej atë që ai e quajti "zona ekzistuese e sigurisë".