Top Channel/ Trondit Netanjahu: Palestinezët ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
07/02/2025 19:32

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, kërkon që palestinezët të krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite, duke hedhur kështu idenë për shpërnguljen e përhershme të tyre. Deklarata e Netanjahut vjen pas propozimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, për rindërtimin e Rripit të Gazës, duke larguar prej andej banorët palestinezë. “Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez brenda Arabisë Saudite. Kanë hapësira të bollshme atje”, tha Netanjahu, në një intervistë për një televizion izraelit, gjatë vizitës në Uashington, duke shuar çdo shpresë se do të pranojë që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në dy shtetet ngjitur me njëri-tjetrin. “Një shtet palestinez pas 7 Tetorit? E dini ç’do të thotë? Ishte një shtet palestinez i quajtur Gaza nën qeverisjen e Hamasit dhe i shihni pasojat”, shtoi kryeministri izraelit. Arabia Saudite refuzon të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, nëse nuk lejon krijimin e shtetit palestinez, pavarësisht se në këtë intervistë Netanjahu shprehu bindjen se Riadi zyrtar do të pranojë shkëmbimin e ambasadorëve. Netanjahu e mbështeti propozimin e Donald Trampit, i kundërshtuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar për shpërnguljen e banorëve të Rripit të Gazës në funksion të rindërtimit, ndonëse shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka sqaruar nëse plani i tij parashikon rikthimin e tyre pas përfundimit të këtij procesi.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04