Top Channel/Trondit dëshmitari i vr*sjes së Azem Hajdarit, detajet e reja: Nga selia e PD shikonte..
17/07/2025 09:13

Policia ka zbardhur ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, ku u gjet i vrarë 23-vjeçari Renis Dobra. Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa për këtë ngjarje u prangos edhe Fatjon Bushgjoka në Tiranë. Por Çakri rezulton të jetë dhe një nga dëshmitarët kryesor të vrasjes së ish-deputetit të PD Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, jashtë selisë së PD, e që sot akuzohet vetë për mbytjen me litar të të riut. Por çfarë dëshmonte ai për vrasjen e Azem Hajdarit 27 vite më parë? Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ai ka treguar me detaje gjithë çfarë ka parë përgjatë asaj ditë, si dhe në momentin e ekzekutim, duke përmendur me emër dhe mbiemër të gjithë person e pranishëm. Sipas tij “në kohën që Azem Hjadari ndodhej në mesin e rrugës afër makinës Tipo, ka zbritur nga dera e pasme nga krahu i shoferit vëllai i Ismet Haxhisë, i quajtur Izet Haxhia i cili ka shkëmbyer fjale me zë të lartë me Azemin. Pas ngritjes së zërit ata dhe janë shtyrë me njëri tjetrin dhe pas kësaj kam parë se aty janë afruar të gjitha makinat që përmenda. Nga makina Fiat Tipo Policia BC203 ka zbritur nga sedilja e parë e pasagjerit, Fatmir Haklaj me automatik në dorë dhe i veshur me rroba laramane ushtarake. Nga makina tip Nisan Terana ka zbritur Jaho Mulosmani me automatik në dorë i veshur me kostum dhe një djalë i shëndoshë me mustaqe që me sa di unë është nga Nikla e Fushë- Krujës.

Gabime ortografike, CV anglisht, profesione të çuditshme! Kush janë deputetët e panjohur të Kuvendit
26/10 22:37
Fiks Fare, 26 Tetor 2026/ Nëna lidh me zinxhir djalin me autizëm, kërkon ndihmë! – Episodi i plotë
26/10 21:01
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 19:30
26/10 20:07
Portreti i Klevis Metajt pushton rrjetin, piktori Sani Bajrami rrëfen detajet…- Ftesë në 5
26/10 17:37
Kosova në zi! Kunati godet me sëpatë 49-vjeçaren! “Nuk vdes pa futur një në burg”, flet avokatja
26/10 15:58
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 15:00
26/10 15:36
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 12:00
26/10 12:46
Kulinaria/ A ka humbur tradita shqiptare vitet e fundit? – Në Shtëpinë Tonë
26/10 11:43
Wake Up – Emisioni i Plotë, 26 Tetor 2026
26/10 10:41
Edicioni Informativ, 26 Tetor 2026, Ora 00:00
26/10 09:13
Episodi i plotë: Portokalli – Episodi 3, Sezoni 46, 25 tetor 2026
25/10 21:30
Edicioni Informativ, 25 Tetor 2026, Ora 19:30
25/10 20:12
Episodi i plotë: E Diell 25 Tetor 2026 Entertainment Show
25/10 19:31
Protesta studentore dhe skandali i gazit! Parashikimi i fortë i Cakos: Ramës i them… – Rrethi Katror
25/10 19:30
“Mos e rrih studentin mor burr”, Alfred Trebicka: Edi Rama ka shitur Shqipërinë – Grida Duma Podcast
25/10 19:04
Ajo tha PO! Dedikimet romantike të çiftit viral, Sara përlotet, flet për familjen: Më merr malli…
25/10 18:30
Jeta e Ferdinand Dervishit, rrëfen dramën familjare: Mamaja lindi 8 fëmijë, babai e dhunonte -Galeri
25/10 17:30
“Nëna jote ta…”/ Përplasja e ashpër Klodi – Meri, kush është ujori që e mundon influencerin? Trotuar
25/10 16:30
Edicioni Informativ, 25 Tetor 2026, Ora 15:00
25/10 15:36
Gurra Popullore – A e njihni vërtet Elbasanin? Tradita dhe këngë që jetojnë ndër breza – “E Diell”
25/10 14:45