Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Nga stadiumi “Paqe dhe Mirësi” i Athinës, kryedemokrati vlerësoi rolin e shqiptarëve, që sipas tij, u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi. Para bashkatdhetarëve, Berisha premtoi se, nëse fiton zgjedhjet, do të rikthejë marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë, marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010, pasi u konsiderua si e papajtueshme me Kushtetutën.