Erald Pajtani është dënuar me 4 vite burg, i cili në bashkëpunim me një person tjetër në nëntor të vitit 2020 vendosën një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhme. I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.