Top Channel/ Ligji për taksat kombëtare ngre tonet në Parlament, Tabaku përplaset me Shalsin Shtyrja e diskutimit për ligjin për taksat kombëtare solli reagime të forta nga opozita në seancën e sotme plenare. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti zërin dhe e cilësoi ligjin tërësisht klientelist, ndërsa në përgjigje socialisti Eduard Shalsi tha se zonja Tabaku as nuk kishte denjuar ta lexonte këtë pr/ligj.