Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cilësoi sulm politik atentatin me tritol ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Po të mos ishte kështu, shtoi ajo, policia dhe ministri i Brendshëm do t’i kishin gjetur autorët. Një akt i tillë tha deputetja nuk mund të shantazhojë demokratët para zgjedhjeve vendore.