Një shpërthim tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një zyrë noteriale në qytetin e Lezhës. Objekti i sulmit me lëndë plasëse është në pronësi të noterit Fran Gjoni dhe ndodhet pranë sheshit Gjergj Kastrioti në qendër të qytetit të Lezhës.