Ende asnjë i ndaluar në lidhje me shpërthimin që ndodhi natën e kaluar në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Durrësit, para shtëpisë së Armando Dukës, kreut të FSHF-së. Disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë dëshminë, por ende nuk është zbardhur identiteti i të riut që me një kapuç në kokë vendosi natën e kaluar një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të shtëpisë e cila u vu në funksion përmes një fitili zjarrpërcjellës.