Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi. Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa pësuar lëndime.