Një tritol ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një lokali në pronësi të 46-vjeçarit Ndrek Rrasa, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.