Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzoi Kuvendin se po zvarrit çështjen e parashtruar nga opozita për rezolutën e krimet e luftës në Kosovë. Nga foltorja e Kuvendit, Shehu tha se në kohën q ëish udhëheqësit e luftës së UÇK-së po gjykohen në Hagë, është domosdoshmëri që Shqipëria të ndihmojë Kosovën që nuk është pjesë e OKB-së, që të ngrejë zërin për dënimin e krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës.