Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Grabjan të Lushnjës. Një triçikël i modifikuar për grumbullimin e plastikëve me të cilin po lëviznin burrë e grua është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “Volkswagen”. Të lënduarit, Ardian Meçani dhe Lumturie Mecani, nga Grabjani, janë dërguar në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.