Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur - disa prej të cilëve rëndë- pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në perëndim të Holandës. Shërbimet e emergjencës thonë se përplasja ndodhi në orët e para të ditës. Treni, në të cilin po udhëtonin rreth 50 persona goditi një vinç fshatit Voorschoten.