Në Vlorë ka nisur sot rrethimi i kantierit për zbatimin e projektit të tregut të frutaperimeve, një projekt që kap vlerën e 115 milionë lekëve. Zbatimin e këtij projekti e kanë kundërshtuar sërish sot tregtarët, që kundërshtojnë largimin. Ata thonë se vendet e përcaktuara nga bashkia për zhvendosjen e tyre nuk janë të përshtatshme për shkak të distancës.