Sipas një raporti të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave, ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera, ndërsa rezulton që në tre qytete, të jetë përqendruar 65% e ndërmarrjeve. Raporti mbi regjistrat e biznesit për vitin 2022, vlerëson se ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 26.5% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2022.