Pas investigimit të emisionit Fiks Fare, ku u tregua me fakte se sa e lehtë është të blesh armë zjarri në Shqipëri ka ardhur dhe reagimi i policisë së Durrësit e cila vuri në pranga 57-vjeçarin Marin Ndreca. I arrestuari u shiti gazetarëve të Fiksit kundrejt shumës 1 milionë lekëve të vjetra një automatik si dhe fishekët. Shitësi u premtoi se mund ti siguronte fare lehtë edhe pistoletë sipas dëshirës. Shitësi i prezantuar me emrin e rremë, Marin Prenga siguroi bashkëpunëtoren e fiksit për gjendjen e mirë të armës, ndërsa tregonte se më parë bënte edhe tregti dinamitësh.