Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por dhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë sërish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre. Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh.