Tregtarët e qytetit të Belshit kanë vijuar sërisht protestën e tyre këtë të shtunë për të kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak i cili ka zhvendosur tregun disa km larg qytetit. Ata janë mbledhur në periferi të qytetit, ku më herët zhvillonin aktivitetin e tyre, ku janë përplasur me policinë e cila nuk i ka lejuar të vendosin mallrat në rrugë.