Top Channel/ Tregoi abuzimet e frikshme seksuale të Epstein, zhduket në mënyrë misterioze modelja
05/05/2026 23:23

Një vello misteri qëndron mbi zhdukjen e Elisabetta Tye Ferretto, një grua 50-vjeçare italiane që jetonte në New York dhe ishte një nga gratë e para që akuzoi Jeffrey Epstein për abuzim seksual. Ajo ka rezultuar e zhdukur që kur u kthye në SHBA më 22 prill, me autoëet, që po hetojnë rastin. Ferretto, me origjinë nga Montagnana në Italinë veriore, kishte jetuar në Nju Jork që nga viti 2001 dhe kishte udhëtuar në rajonin e Venetos në fillim të prillit për të vizituar prindërit dhe vëllain e saj. Megjithatë, pas kthimit të saj në Manhattan, komunikimi i përditshëm me familjen e saj u ndërpre papritur. Të afërmit raportojnë se thirrjet telefonike mbeten pa përgjigje, ndërsa llogaritë e saj në mediat sociale duket se janë çaktivizuar ose fshirë. Familja raportoi zhdukjen e saj në prokurori, e cila hapi një çështje gjyqësore, pasi ajo është shtetase italiane që jeton jashtë vendit. Çështja iu përcoll edhe Ministrisë së Jashtme italiane, e cila aktivizoi kanalet diplomatike të komunikimit me autoritetet amerikane. Sipas informacioneve, autoritetet amerikane kanë nisur një hetim, por deri më tani Ferretto nuk është gjetur. Ish-modelja punoi në industrinë e modës pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë u bë aktive në sektorin e pasurive të paluajtshme në New York. Emri i saj doli në pah në vitin 2019, kur ajo foli publikisht për një takim të dyshuar që kishte pasur me Jeffrey Epstein, i cili, sipas saj, kishte ndodhur në vitin 2004. Ajo kishte thënë se e kishte takuar Epstein përmes agjentit të saj të modës, i cili i kishte thënë se mund ta ndihmonte të punonte me marka të mëdha.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50