Cmimi i naftës në tregjet globale vazhdon të pësojë rënie që prej lajmit të arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila përfshin edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Në orët e para të ditës, cmimi i naftës Brent, si tregues referencë, ra me rreth 13%, duke arritur në 94.80 dollarë për fuç, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u ul mbi 15%, duke shkuar në 95.75 dollarë.