Tre vatra zjarri janë shfaqur mesditën e sotme në Kukës. Dy prej tyre ndodhen në Njësinë Administrative Tërthore, ndërsa vatra e tretë është aktivizuar në fshatin Zapod, në një zonë të thellë malore. Një nga vatrat në Njësinë Administrative Tërthore ndodhet në Kodër Pecë, në fshatin Përbreg, pak kilometra larg qytetit të Kukësit.