Top Channel/ Tre turistë izraelitë humbasin orientimin në pyll, policia e Krujës u vjen në ndihmë
11/05/2023 18:27

Tre turistë izraelitë kanë humbur orientimin në pyllin e fshatit Brret në Krujë. Ata kishin humbur orientimin në pyll dhe njëkohësisht kishin pësuar një defekt në automjetin me të cilin po lëviznin në zonë. Shërbimet e policisë mundësuan tërheqjen e automjetit të turistëve, duke përdorur një automjet të lartë deri në Krujë, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, kishte pësuar defekt në zonën malore të fshatit Brret. Ka qenë një telefonatë e bërë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë, nga një turist izraelit, i cili ka kërkuar ndihmë, pasi kishte humbur orientimin në pyll, si pasojë e defektit të automjetit me të cilin udhëtonte bashkë me 2 shtetas të tjerë. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për të lokalizuar 3 turistët. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë, Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët që u shoqëruan deri në qytetin e Krujës kanë falënderuar punonjësit e policisë që iu erdhën në ndihmë menjëherë pas telefonatës dhe për lëvizjen e automjetit të tyre nga vendi ku kishte pësuar defekt.

Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17