Ky është vendi pikërisht që solli një tragjedi të rëndë dhe tronditi qytetin e Gjilanit ku Mefail Shkodra përdori armën duke shkaktuar vrasjen e tre personave) Babë e bir Selami dhe Edmond Hasani, por edhe dhëndri i familjes së tyre Abedin Hoxha janë viktimat e ngjarjes që ndodhi në mes të Gjilanit. Motivet e krimit që ndodhi rreth orës 12:32 minuta në rrugën “Ibrahim Rugova” janë ende të paqarta, por policia përveç autorit kryesor të ngjarjes Mefail Shkodrës, ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij Edonis dhe Engjull Shkodra, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç.