Tre persona kanë humbur jetën sot në Gjilan të Kosovës dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:32 minuta të kësaj të diele në rrugën “Ibrahim Rugova”. Policia i identifikoi viktimat si Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), ndërsa viktima e tretë në ngjarjen e rëndë u identifikua si Abedin Hoxha dhe dyshohet të jetë dhëndër në familjen Hasani. Për krimin e rëndë policia ka shpallur në kërkim tre persona .Ata janë Mefail Shkodra 53 vjec dhe djemtë e tij Edonis dhe Engjull Shkodra, përkatësisht 25 dhe 23 vjec. Të tre janë shpallur në kërkim për vepër penale vrasje e rëndë.