Tre sulme të koordinuara me bomba artizanale gazi kanë tronditur në orët e para të mëngjesit Selanikun, duke vënë në shënjestër banesat e tre drejtuesve lokalë të partisë në pushtet, Demokracia e Re. Nga sulmet u plagosën pesë persona, ndërsa një grua ndodhet në gjendje kritike në repartin e terapisë intensive.Sulmi më i rëndë ndodhi në banesën e Afërditi Nestora.