Të shumta janë reagimet pasi Estonia u bë vendi i tretë i NATO-s që Rusia i shkeli hapësirën ajrore. Tre avionë luftarakë MiG-31 qëndruan për një total prej 12 minutash. Avionët u zmbrapsën nga avionët italianë F-35, të NATO-s. Estonia e konsideroi provokim të hapur të Moskës, por Ministria e Mbrojtjes ruse e mohoi duke deklaruar se trajektorja e fluturimit të avionit ka kaluar mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, pa e prekur hapësirën ajrore estoneze. Sipas zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani me këto veprime presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron luftë, por do të demonstrojë forcën e tij.