Për tre muaj me radhë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u përsërit thirrja për dorëheqjen e klasës së vjetër politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Edhe në protestën e 90 në shesh, mesazhi kundër politikës nuk ndryshoi. Nuk mungoi dhe një thirrje për administratën. Protestuesit nuk e mendojnë largimin nga sheshi, por kanë një mesazh për qytetarët që nuk bashkohen. Marshimi në rrugët e kryeqytetit përmbylli edhe protestën e 90, me simbolet kuqezi dhe thirrjet për revolucion.