Ndersa Shqiperie eshte ne pritje te miratimit te IBAR nga 27 vendet anetare te BE per mbylljen e disa kapitujeve te anetaresimit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mblodhi në Tiranë homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është përparësi strategjike e bashkëpunimit tonë, theksuan ministrat pas tryezës së diskutimit, që vlerësuan se përparimi i arritur nga Shqipëria ofron një bazë të fortë për fazën e ardhshme.