Pak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët. Në dy raste, çështjet për të cilat është shpallur mos kompetenca dhe i është përcjellë prokurorisë së Lezhës për hetime rezulton se në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën e mesazhit në vitin 2023. Ndërsa në 2019 dy persona të maskuar për të cilët janë sekuestruar kamerat tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij.