Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Voskopojë, ku mbetën të lënduar tre persona. Burime për Top Channel bëjnë me dije se e zonja e shtëpisë, ku edhe ndodhi shpërthimi, ka dashur të provojë kaldajën me gas dhe në momentin që e ka hapur i ka shpërthyer.