Ishte planifikuar të hynte në fuqi mëngjesin e sotëm, por Donald Trump njoftoi se ka vendosur ta pezullojë përkohësisht tarifën prej 50 për qind ndaj disa mallrave kanadeze. Në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan sqaroi se vendimi u mor me shpresën se SHBA-ja dhe Kanadaja do të finalizojnë një marrëveshje të re.