Dëbim i menjëhershëm i të gjithë emigrantëve dhe azilkërkuesve që morën pjesë në trazirat e ndodhura në Tel Aviv. Ishte kjo kërkesa e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë që u mbajt të dielën. Ajo që ndodhi dje kaloi vijën e kuqe, ndodhën trazira, e gjakderdhje, kjo situatë është e papranueshme. Prandaj dua pikë së pari t’i uroj shërimin oficerëve të policisë që u plagosën në përpjekje për të rivendosur rendin. Kërkojmë masa të forta ndaj pjesëmarrësve në trazira, përfshirë dëbimin e tyre të menjëhershëm