Top Channel/ Trazira në zonat e tërmetit “ata që grabitin, ta dinë se dora e shtetit është mbi kurrizin e tyre”
11/02/2023 22:53

Disa grupe ndërkombëtare të shpëtimit në turqi kanë ndërprerë punën pasi situatë e sigurisë është përkeqësuar në disa rajone. Ministria e Mbrojtjes e Austrisë tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtjen e saj ndaj grupeve të shpëtimit. Raportohet gjithashtu se ka pasur plaçkitje në disa zona. Ka një agresion në rritje midis fraksioneve në Turqi, tha nënkoloneli i Forcave të Armatosura Austriake në një deklaratë. Ndërsa menaxheri i operacioneve të Isar, tha se ai priste që siguria të përkeqësohej për shkak të pakësimit të furnizimit me ushqim dhe ujë. Ekipet gjermane të shpëtimit thanë se do të rifillonin punën sapo autoritetet turke ta konsiderojnë situatën të sigurt, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters. “Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë sot. “Do të thotë që tani e tutje personat që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre. Media shtetërore raportoi të shtunën se 48 persona ishin arrestuar për grabitje, sipas AFP të cilëve u sekuestruan armë, para, bizhuteri dhe karta bankare. Ndërkohë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka tejkaluar 25,000. Pamjet: AFP

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27