Një 21 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar shtetas pakistanezë, kundrejt fitimit. O. T., banues në fshatin Barbullush, Shkodër, u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte tre pakistanezë me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. 21 vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.