Policia e Sarandës në një operacion të zhvilluar pasditen e së mërkurës, ka sekuestruar 4 pistoleta. Operacioni është zhvilluar në tunelin e Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë. Burime paraprake bëjnë me dije se në një mjet janë sekuestruar 4 pistoleta tip “Glock”, të cilat kishin destinacion Sarandën.