Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Himarë ditën e sotme pasi u kap duke transportuar 33 emigrantë të paligjshëm dhe posedonte një sasi kokaine. Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar shtetasit K. M., i cili drejtonte automjetin tip furgon. 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.