Top Channel/ Transportimi marijuanës nga Shqipëria, publikohet raporti antidrogës greke: Shifrat…
08/08/2024 19:21

Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke sipas Zërit të Amerikës. Sipas raportit 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor. Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur. Ndërsa shifrat duket se kanë shënuar një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria, sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes. Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë. Sipas raportit edhe në sasitë e kultivuara në Greqi të bimëve narkotike shtetasit shqiptarë përbënin rreth 24% të personave të përfshirë në kultivimin e marijuanës ndërsa 67% ishin shtetas grekë, ndërkohë që gjatë vitit 2203 policia greke shkatërroi mbi 28 mijë bimë narkotike. Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit. Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30