Top Channel/ Transporti i së ardhmes? Hapet tuneli më i gjatë në Evropë me teknologjinë hyperloop
26/03/2024 21:11

Tuneli më i gjatë në Evropë për testimin e teknologjisë hyperloop hapet të mërkurën në Holandë, teksa operatorët shpresojnë që pasagjerët së shpejti të mund të transportohen nga Amsterdami në Barcelonë brenda disa orësh. Në një qendër hekurudhore të papërdorur pranë Veendam në veri të vendit ndodhet një tunel i bardhë 420 metra i gjatë, i përbërë nga 34 tuba të ndërlidhur me gjerësi rreth 2.5 metra. Pothuajse i gjithë ajri thithet nga tuneli për të zvogëluar rezistencën e ajrit dhe një automjet shtyhet duke përdorur magnet me shpejtësi që mund të arrijnë 1000 kilometra në orë. Qendra Evropiane Hyperloop është objekti i vetëm në botë me një tunel që degëzohet nga pista kryesore, duke i lejuar shkencëtarët të testojnë se çfarë ndodh kur një automjet ndryshon shpejtësinë. Sipas parashikimeve të drejtorit të qendrës, Sascha Lamme, parashikohet që një rrjet prej 10,000 kilometrash tunelesh hyperloop të përshkojnë Evropën deri në vitin 2050. Firma me bazë holandeze Hardt Hyperloop planifikon të kryejë teste fillestare të automjeteve në javët e ardhshme. Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se ka një "rrugë të gjatë" përpara se teknologjia të jetë plotësisht e gatshme dhe ata janë ende shumë larg testimit me pasagjerët.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24