Top Channel/ Transporti detar ndërkombëtar nën alarm! Paralajmërimi: Rrezik i lartë gjeopolitik
02/07/2026 21:53

Transporti detar ndërkombëtar po përballet me një situatë gjithnjë e më të ndërlikuar, pasi rrugët më të rëndësishme detare të botës po shndërrohen në pika të nxehta të tensioneve gjeopolitike. Ekspertët paralajmërojnë se kërcënimet nuk lidhen më vetëm me piraterinë apo terrorizmin, por përfshijnë një kombinim rivalitetesh shtetërore, konflikteve ushtarake, krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Menaxheri Komercial Detar i Grupit EOS Risk për Greqinë dhe Qipron, Nikolaos-Alketas Drosos, thekson se modeli tradicional i vlerësimit të rrezikut nuk është më i mjaftueshëm për realitetin e ri. Sipas tij, Ngushtica e Hormuzit mbetet pika më kritike për tregtinë globale. Mosmarrëveshjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rrugët e kalimit të anijeve tregtare rrisin rrezikun që edhe një incident i vetëm të shkaktojë një krizë ndërkombëtare. Edhe Deti i Kuq vazhdon të mbetet një zonë me rrezik të lartë. Megjithëse sulmet e rebelëve Huthi janë reduktuar krahasuar me muajt e kaluar, kërcënimi ndaj anijeve me lidhje reale ose të supozuara me Izraelin mbetet aktiv. Në të njëjtën kohë, pirateria somaleze po shfaq shenja rikthimi në Gjirin e Adenit, ku disa anije tregtare vazhdojnë të mbahen nga grupet pirate. Shqetësim po shkakton edhe situata në Detin e Kinës Jugore, ku Kina ka shtuar patrullimet, zonë e pretenduar edhe nga Filipinet. Sipas ekspertëve, kjo rrit mundësinë e incidenteve mes forcave kineze, filipinase dhe amerikane, edhe pse nuk nënkupton domosdoshmërisht një konflikt të afërt. Ndërkohë, në Detin Baltik, publikimi i pamjeve të një cisterne ruse të gazit natyror të lëngshëm të pajisur me mitralozë të rëndë ka ngritur pikëpyetje mbi kufirin mes transportit civil dhe atij ushtarak, duke shtuar pasigurinë në rajon. Një tjetër sfidë lidhet me rritjen e flukseve migratore nga Libia drejt Kretës, zhvillim që po shton presionin mbi autoritetet detare dhe agjencitë evropiane të sigurisë, ndërsa mbikëqyrja e Mesdheut Lindor po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Eksperti thekson se sfida më e madhe nuk është vetëm shtimi i kërcënimeve, por fakti që krizat në Gjirin Persik, Detin e Kuq, Detin Baltik, Detin e Kinës Jugore, Mesdheun Lindor dhe Karaibe po zhvillohen njëkohësisht, duke krijuar një rrjet të ndërlidhur rreziku që mund të ndikojë drejtpërdrejt në tregtinë globale, ekonominë dhe sigurinë energjetike. Sipas tij, kriza e ardhshme e madhe mund të mos nisë nga një kryeqytet, por nga një anije tregtare që gjendet në vendin dhe kohën e gabuar.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55